
Peci i përgjigjet Yll Bogajt për pronën te AAK-ja: Nuk ia kam frikën uzurpatorëve, zhvatësve e as kriminelëve

Një pronë në afërsi të zyrave të AAK-së ka nxitur një polemikë në mes të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci dhe Yll Bogajt, përcjell “Kosova Sot Online”.
Peci pretendon se prona është e Ministrisë së Bujqësisë, derisa Bogaj thotë se prona është e familjes së tij.
Peci ka reaguar përsëri, duke thënë se nuk ua ka frikën “uzurpatorëve, zhvatësve e as kriminelëve që Kosovën e duan dhe e shohin si plaçkë”.
(Kosova Sot Online)