Vuçiq pretendoi se Kovaçevski i reagoi ashpër Kurtit për vizitën në Tetovë, kryeministri maqedonas jep detaje

  • E.K /
  • 24 August 2023 - 14:39
Vuçiq pretendoi se Kovaçevski i reagoi ashpër Kurtit për vizitën në Tetovë, kryeministri maqedonas jep detaje

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, sot u pyet për pretendimet e presidentit e Serbisë, Aleksandar Vuçiq se gjoja në Athinë ai i ka reaguar ashpër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për vizitën e Kurtit në Çair dhe Tetovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kovaçevski nuk tregoi saktë se çfarë ka ndodhur në Athinë, por as nuk i konfirmoi pretendimet e presidentit serb.

“Dinamika e deklaratave individuale dhe akte individuale nuk mund të diktojnë diskursin kryesor të fqinjësisë së mirë dhe synimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Këtë e konfirmoi edhe biseda ime me presidentin serb, veçanërisht dhe deklarata e tij mirëpo në ditët e kaluara ashtu siç mund të ishit dëshmitarë edhe për deklaratën e kryeministrit kosovar i cili tha se jashtëzakonisht shumë e vlerësojmë Maqedoninë e Veriut dhe gjithçka që është e rëndësishme për marrëdhëniet e mira nder fqinjësore”, tha Kovaçevski.

(Kosova Sot Online)