Ja kur do të arrestohet Trump

  • A.P /
  • 24 August 2023 - 21:31
Ja kur do të arrestohet Trump

Ish-presidenti Donald Trump ka treguar kohën e arrestimit në platformën e mediave sociale Truth Social teksa përgatitej të udhëtonte në Gjeorgji për t’u dorëzuar në burgun e Qarkut Fulton, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“KOHA E ARRESTIMIT: 19:30”, postoi Trump.

Trump tha se “koha e tij e arrestimit” do të jetë këtë mbrëmje. 

Trump akuzohet si pjesë e një komploti të gjerë për të përmbysur humbjen e tij elektorale në Gjeorgji. Ish-presidenti përballet me 91 akuza për katër çështje të veçanta penale.

(Kosova Sot Online)