Ambasadori ukrainas: Vendimi për Kosovën, pas luftës

  • E.K /
  • 25 August 2023 - 13:15
Ambasadori ukrainas: Vendimi për Kosovën, pas luftës

Presidenti i Ukraines, Volodymyr Zelensky, ishte i ftuari i nderit në samitin e Athinës, të mbajtur nga kryeministri grek Mitsotakis, i cili kishte ftuar liderët e vendeve të rajonit, përfshi kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, përcjell “Kosova Sot Online”.

Por Kurti ishte i vetmi nga të ftuarit që nuk pati takim dypalësh me presidentin Zelensky, madje pas samitit, presidenti ukrainas foli për takimet e Athinës, por nuk e përmendi Kosovën apo kryeministrin e saj.

Ambasadori ukrainas në Tiranë, Volodymyr Shkurov thotë për se koha për vendime politike nuk është sot, por një ditë tjetër, kur lufta të ketë përfunduar.

“Presidenti Zelensky mendon për Kosovën, ai e kupton që Kosova na ka dhënë asistencë, asistencë humanitare, ka strehuar disa gazetarë, por e dini tani Ukraina është në një situatë të vështire, mendoj se koha për vendime politike nuk është sot por një ditë tjetër pasi lufta të ketë ndaluar. E dini, për fat të keq, pala shqiptare nuk mori pjesë në këtë samit, por ne dimë se Shqipëria pothuaj është gati të jetë anëtare e BE”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)