MASHT i njofton prindërit se paratë për libra u dalin nga java tjetër

  • E.K /
  • 25 August 2023 - 15:39
MASHT i njofton prindërit se paratë për libra u dalin nga java tjetër

MASHT ka treguar se është hapur dritarja e aplikimit për subvencionimin e librave shkollore dhe materialeve mësimore në E-kosova, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ministria e Arsimit ka treguar se aplikimi do të jetë i hapur deri në fundin e muajit shtator dhe se mjetet do të dalin në xhirllogarinë e prindërve nga java e ardhshme.

Në njoftim thuhet se për secilin nga nxënësit filloristë (klasa 1-5), në total do të ndahen nga 80 euro, 50 euro për tekstet shkollore dhe 30 euro për mjetet mësimore. Ndërsa për nxënësit e arsimit në nivelin e mesëm të ulët (klasat 6-9) të cilët i kanë librat të siguruar nga viti paraprak, do të ndahen nga 30 euro për mjetet mësimore.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar prindër,

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka hapur platformën për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore. Mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja që nga java e ardhshme.

Aplikimin për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore mund ta bëni në Platformën E-Kosova deri në fund të muajit shtator.

Linku për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/Service/5

Në shërbimin tuaj janë edhe numrat e telefonit pa pagesë për çfarëdo pyetje që mund të keni rreth mënyrës së aplikimit: 0800 30 900 si dhe emaili: [email protected]

MASHTI këtë vit shkollor do të sigurojë tekstet e reja për nxënësit e klasave 1-5, ndërsa për nxënësit e klasave 6-9 do të jenë në dispozicion tekstet e vitit paraprak. Për klasat 6-9, tekstet tashmë ndodhen në shkolla, dhe do t’u ndahen nxënësve sapo të fillojë mësimi.

Për secilin nga nxënësit filloristë (klasa 1-5), në total do të ndahen nga 80 euro, 50 euro për tekstet shkollore dhe 30 euro për mjetet mësimore. Ndërsa për nxënësit e arsimit në nivelin e mesëm të ulët (klasat 6-9) të cilët i kanë librat të siguruar nga viti paraprak, do të ndahen nga 30 euro për mjetet mësimore.

MASHTI do ta përcjell procesin e aplikimit me shumë vëmendje dhe do ta adresojë secilën sfidë që paraqitet, si në aspekt teknik e poashtu edhe përmbajtësor.

Në bashkëpunim me DKA-të dhe shkollat, do të sigurohemi që të gjithë fëmijët të jenë të pajisur me tekste shkollore.

Suksese!

(Kosova Sot Online)