Pasi mjekët hodhën poshtë simptomat e tij baba i katër fëmijëve diagnostifikohet me kancer

  • A.P /
  • 25 August 2023 - 21:00
Pasi mjekët hodhën poshtë simptomat e tij baba i katër fëmijëve diagnostifikohet me kancer

Matt Jones nga High Halden në Kent, baba i katër fëmijëve  u diagnostikua me kancer në zorrë disa muaj pasi mjekët hodhën poshtë simptomat e tij, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai tani po lufton me kancerin e zorrëve, pasi mjekët e quajtën dhimbjen e tij në stomak si mungesë hekuri.

Në maj ai e vizitoi mjekun pasi filloi të vuante nga ngërçet ekstreme, diarreja dhe vjellja.

Por, mjeku i 38-vjeçarit i hodhi poshtë simptomat e tij, pasi pas marrjes së një testi të  gjakut, mjekët i thanë Jones se ai vuante vetëm nga anemia.

Atë muaj ai u dërgua më urgjenc në spital pasi u rrëzua në shtëpi për shkak të dhimbjes, e pastaj u tha se ai duhet t’i nënshtrohej analizave urgjente.

E shqetësuar më këtë gruaja e tij tha së nëse ata do ta bënin këtë, kanceri i tij në zorrë do të ishte diagnostikuar shumë më shpejt dhe ai mund të ishte kursyer nga agonia e vazhdueshme një muaj pasi këto vonesa bënë që ai të  diagnostifikohet me kancer të zorrëve në fazën e tretë.

Si pasojë e sëmundjes së tij, Jones ka qenë i paaftë për të punuar që nga fillimi i majit dhe nuk ka mundur të sigurojë të ardhura për familjen e tij.

(Kosova Sot Online)