Vdes një person, doli të ecte në bjeshkët e Prevallës

  • E.K /
  • 26 August 2023 - 10:17
Vdes një person, doli të ecte në bjeshkët e Prevallës

Një 70 vjeçar ka vdekur sot pasi i ishte përkeqësuar gjendja derisa po ecte në bjeshkët e Prevallës në Prizren, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai kishte rënë pa vetëdije dhe shoqëruesit e tij e kanë thirrur policinë, e cila bashkë me emergjencën kanë arritur në vendngjarje me vështirësi për shkak të terrenit të vështirë.

“Sot në mëngjes, rreth orës 06:32 , në polici është raportuar se një person pasi që kishte dalë në bjeshkë në fshatin Prevallë, Prizren, iu kishte keqësuar gjendja dhe kishte rënë pa vetëdije. Shoqëruesit e tij kanë njoftuar policinë. Policia bashkë me emergjencën me vështirësi kanë mbërritur në vendngjarje pasi që terreni ishte i vështirë dhe e pamundur që të shkohet me automjet. Në momentin kur emergjenca ka mbërritur në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës, B.M. mashkull, 70 vjeç”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

(Kosova Sot Online)