Në Kosovë, sot fillojnë `Ditët e Nënë Terezës`

  • S.A /
  • 26 August 2023 - 12:49
Në Kosovë, sot fillojnë `Ditët e Nënë Terezës`

Prishtinë- Ipeshkvia Prizren-Prishtinë në bashkëpunim me ITSHKSH organizon Akademi Solemne në ditëlindjen e Shën Nënë Terezës, transmeton "Kosova Sot Online".

Kjo akademi hap “Ditët e Nënë Terezës”, që do të zgjasin deri më 5 shtator 2023, në ditëfestën liturgjike të saj.

Shën Nënë Tereza vdiq më 5 shtator të vitit 1997 në Kalkuta të Indisë, ndërsa me veprën e saj la gjurmë në gjithë botën. Ajo u nderua me çmimin Nobel për Paqe.

(Kosova Sot Online )