Këto janë përballjet e sotme më të forta në top-ligat evropiane

  • S.A /
  • 26 August 2023 - 10:30
Këto janë përballjet e sotme  më të forta në top-ligat evropiane

E shtuna do të jetë e mbushur me ndeshje futbollistike në top-ligat evropiane. Në Premierligë, Arsenali e prêt Fulhamin nga ora 16:00, kurse në orar të njëjtë në “Old Trafford” Man Utd ndeshet me Nottingham Forest, transmeton "Kosova Sot Online".

Në Francë, PSG do ta kërkojë fitoren e parë sonte, kur do të luajë si nikoqir i Lens nga ora 21:00.

Në Gjermani, Dortmund do të jetë mysafir i Bochum, kurse Leverkuseni i Granit Xhakës udhëton për t’u ndeshur me Borussia Monchengladbach.

Në Itali, Milan ndeshet me Torinon në mbrëmje nga ora 20:45, kurse në Spanjë, Mallorca e Vedat Muriqit përballet me Granadan në udhëtim nga ora 19:30. Bie pa vetëdije, vdes 70 vjeçari që doli të ecte në Prevallë

(Kosova Sot Online )