Vdekja e kamarierit 17-vjeçar në Sarandë, personi që montoi ashensorin në lokal nuk ishte i licensuar

  • E.K /
  • 26 August 2023 - 13:35
Vdekja e kamarierit 17-vjeçar në Sarandë, personi që montoi ashensorin në lokal nuk ishte i licensuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një lokal në Sarandë, ku kamarieri 17-vjeçar ndërroi jetë pasi e zuri poshtë ashensori, kavoja e të cilit u këput.

17-vjeçari punonte ndihmës kamarier në lokalin ku ndodhi ngjarja, ndërsa ashensori përdorej kryesisht për transport të mallrave.

Policia arrestoi 43-vjeçari, i cili ishte personi që kishte montuar ashensorin, teksa u shpall në kërkim pronari i lokalit.

Ndërkohë, mësohet se 43 vjeçari nuk ishte i licencuar për montimin e ashensorëve dhe po ashtu pas montimin, nuk kishte shkuar më për t’i bërë shërbime ashensorit që shkaktoi vdekjen e të riut.

(Kosova Sot Online)