Babai nga ky vend i Kosovës dyshon se dikush ia ka rrëmbyer vajzën dhe e ka dërguar në Shqipëri

  • A.P /
  • 27 August 2023 - 08:58
Babai nga ky vend i Kosovës dyshon se dikush ia ka rrëmbyer vajzën dhe e ka dërguar në Shqipëri

Nga 20 gushti dyshoj që dikush ma ka rrëmbyer vajzën dhe e ka dërguar në Shqipëri, ka raportuar babai në Viti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka thënë se nuk e ka raportuar rastin më herët për shkak se ka menduar që vajza e tij kishte shkuar me vullnetin e saj.

“RRËMBIM – Viti,20.08.2023-03:00. Ankuesi mashkull kosovar, më datë 26.08.2023 ka raportuar se nga data 20.08.2023 dyshohet se vajza e tij  është rrëmbyer nga i dyshuari mashkull kosovar dhe  është dërguar në Shqipëri dhe deri me tani gjendet atje. Ankuesi nuk e kishte raportuar rastin deri me tani pasi që kishte menduar se vajza e tij kishte shkuar me vullnetin e saj. Rasti është duke u hetuar.”

(Kosova Sot Online)