Prej sot parkingu në Prishtinë në Zonën 1, bëhet me pagesë edhe pas orës 19:00

  • E.K /
  • 28 August 2023 - 07:55
Prej sot parkingu në Prishtinë në Zonën 1, bëhet me pagesë edhe pas orës 19:00

“Prishtina Parking” njofton qytetarët se nga sot do të ndryshojë orari i pagesës për Zonën 1, pra do të zgjasë deri në orën 23:00. Deri më dje orari i pagesës ka qenë deri në orën 19:00, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kjo rregullore do të zgjasë, nga e hëna deri të shtunën.

“Do të ndryshohet orari i parkingjeve (parkingje komerciale dhe rezidenciale) në Zonën 1 (Qendra e Qytetit), duke filluar nga ora 7:00 deri në ora 23:00, nga e hëna deri të shtunën”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)