Mbi 1.5 milion euro për organizatat që strehojnë viktimat e dhunës në familje

  • E.k /
  • 28 August 2023 - 13:15
Mbi 1.5 milion euro për organizatat që strehojnë viktimat e dhunës në familje

Ministria e Drejtësisë ka bërë me dije se rreth 1.5 milion euro janë ndarë gjatë këtij viti nga kjo ministri, për organizatat që strehojnë viktimat e dhunës në familje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit, ministrja Haxhiu dhe zëvendësministri Qorrolli kanë vizituar të hënën Qendrën për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve “Raba Voca” në Mitrovicë.

Në njoftim thuhet se Qendra për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve gjatë këtij 8 mujori ka strehuar 80 të mbijetuara të dhunës në familje.

(Kosova Sot Online)