Kurti: Shpresoj që të kemi së shpejti zgjedhje në Veri të Kosovës

  • A..P /
  • 28 August 2023 - 16:00
Kurti: Shpresoj që të kemi së shpejti zgjedhje në Veri të Kosovës

Në Forumin Strategjik të Bledit – BSF 2023, respektivisht në Bled të Sllovenisë, po qëndron kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti nga Forumi u shprej se tash e dy muaj nuk në komunat veriore të Kosovës nuk ka pasur ndonjë protestë apo incident të dhunshëm.

Ai tha se shpreson që së shpejti të ketë zgjedhje të parakohshme në komunat veriore.

“Na duhet deestakimi, ai shtensionimi dhe tani për dy muaj në komunat veriore të Kosovës nuk ka pasur ndonjë protestë apo incident të dhunshëm”.

“Kemi ulur dy herë me nga 25 për qind praninë e Policisë së Kosovës në dhe përreth këtyre objekteve komunale dhe shpresoj që të kemi së shpejti zgjedhje të parakohshme në këto komuna dhe shpresoj poashtu që të kemi zgjedhje të drejta, fushata të drejta, të hapura, për zgjedhje të hapura e demokratike, na duhet ndihma e bashkësisë ndërkombëtare”, është shprehur Kurti.

(Kosova Sot Online)