Kur askush nuk e priste moti bën kthesë të fortë

  • A.P /
  • 28 August 2023 - 19:30
Kur askush nuk e priste moti bën kthesë të fortë

Nga nesër moti bën kthesë të fortë në Shqipëri. Instituti i Gjeoshkencës ka paralajmëuar reshje shiu në 5 qarqet kryesore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Parashikohet që reshje të ketë në qarqet Shkodër, Lezhe, Tirane, Fier dhe Vlore. Mund të ketë edhe vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malore dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane do të shfaqen problem me përmbytje te lokalizuara, në varësi te gjendjes se kanalizimeve.

Për sa me sipër, bazuar Ligjit 45/2019 “Për Mbrojtjen Civile” kërkohet rritje e gatishmërisë të të gjitha strukturave për përballimin e emergjencave të shkaktuara si pasoje e reshjeve te shiut.

Te ndiqen me prioritet çështjet si mëposhtëm:

1. Raportimi ne kohe dhe ne vazhdimësi pranë Qendrës Kombëtare Operacionale te Emergjencave Civile.

2. Vlerësimi paraprak i situatës si dhe planifikimi për mbështetje duke u bazuar gjithmonë sipas prioriteteve: mbrojtja e jetës se njeriut, pasuritë kombëtare, trashëgimia kulturore, infrastruktura kritike etj.

3. Rritja e vigjilencës dhe reagimi në kohë i strukturave operacionale.

4. Ndjekja ne terren nga sektorët e emergjencave ne nivel vendor.

5. Njoftimi i popullatës qe mund te preket nga emergjenca dhe aktivizimi i planeve te evakuimit emergjenca dhe aktivizimi i planeve te evakuimit në rast se është e nevojshme.


(Kosova Sot Online)