Kurti: SHBA është një aleat kyç për ne

  • A.P /
  • 29 August 2023 - 16:17
Kurti: SHBA është një aleat kyç për ne

Për kritikën e SHBA-së ndaj Kosovës lidhur me përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës, ka folur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën greke “To Vima”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti ka thënë se SHBA-ja është aleat kryesor i Kosovës dhe se Kosova do t’iu jetë përgjithmonë mirënjohëse për rolin e tyre në çlirimin e vendit dhe për njohjet e marra pas pavarësisë.

Kreu i ekzekutivit tutje thotë se beson që Qeveria ka vepruar në mënyrën më të mirë të mundshme në veri për të ruajtur demokracinë dhe rendin e ligjin në vend.

Për vlerat dhe synimet, Kurti thotë se Kosova është plotësisht dakord me SHBA dhe BE, megjithatë thotë se për politikën e brendshme të Kosovës ndonjëherë ka dallime në strategji dhe taktika.

“SHBA është një aleat kyç për ne. Ne do t’u jemi përgjithmonë mirënjohës për rolin e tyre në çlirimin e Kosovës dhe për njohjet që morëm pas pavarësisë. Unë besoj se qeveria jonë ka vepruar në mënyrën më të mirë të mundshme për të ruajtur demokracinë dhe rendin dhe ligjin në vend.Ne jemi plotësisht dakord me SHBA-në dhe BE-në për sa i përket vlerave dhe synimeve. Por në politikën e brendshme të Kosovës ndonjëherë kemi dallime në strategji dhe taktika. Sot ka deeskalim, situata është shumë më e mirë se dy muaj më parë. Askush nuk u vra – ndoshta ishim pak me fat. Siç tha Shekspiri, “gjithçka është mirë në fund”, ka thënë kryeministri Kurti.

(Kosova Sot Online)