Sekretarja për Çështje Evropiane e Francës i kërkon Daçiqit përkushtim për normalizim e raporteve me Kosovën

  • E.k /
  • 30 August 2023 - 15:09
Sekretarja për Çështje Evropiane e Francës i kërkon Daçiqit përkushtim për normalizim e raporteve me Kosovën

Sekretarja e Shtetit për Çështje Evropiane, Laurence Boone, sot është takuar me kreun e diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, përcjell “Kosova Sot Online”.

Boone ka treguar se me ministrin e jashtëm serb kanë diskutuar edhe për procesin e dialogut Kosovë - Serbi.

Ajo ka thënë se ka inkurajuar Serbinë që të ndjekin reformat e nevojshme dhe të përkushtohen për normalizim të mardhënieve me Kosovën.

“E sigurova Ivica Daçiqin, ministër i Jashtëm serb, për mbështetjen e Francës për integrimin e Serbisë në BE.I inkurajoj autoritetet serbe që të ndjekin reformat e nevojshme dhe përkushtimin për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, ka shkruar Boone.

(Kosova Sot Online)