Këshilltari i Zelensky: Sulmet e fundit me dron tregojnë se lufta po zhvendoset në territorin rus

  • A.P /
  • 30 August 2023 - 19:37
Këshilltari i Zelensky: Sulmet e fundit me dron tregojnë se lufta po zhvendoset në territorin rus

Mykhailo Podolyak, këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, tha se sulmet e fundit me dronë në Rusi janë një tregues se “lufta po lëviz gjithnjë e më shumë në territorin e Rusisë.” Zyrtari, megjithatë, nuk mori përgjegjësinë për sulmet e mbrëmshme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kur iu referua në mënyrë specifike sulmeve me dronë në rajonin veriperëndimor rus të Pskov që dëmtuan avionët dhe ndaluan fluturimet, Podolyak tha se lëvizja e shtuar e luftës në territorin rus “nuk mund të ndalet”.

Pa marrë drejtpërdrejt përgjegjësinë për sulmet, këshilltari tha se Ukraina “i përmbahet rreptësisht detyrimit për të mos përdorur armët e partnerëve të saj për të goditur territorin rus dhe vepron ekskluzivisht brenda parimeve të luftës mbrojtëse”.

Ai i hodhi poshtë thirrjet për të shmangur sulmet në tokën ruse si “absurde".

(Kosova Sot Online)