Spitali në Pejë bën apel për largimin e qenve endacak në oborrin e këtij spitali

  • E.k /
  • 31 August 2023 - 11:42
Spitali në Pejë bën apel për largimin e qenve endacak në oborrin e këtij spitali

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka bërë apel për largimin e qenve endacakë në oborrin e këtij spitali, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në një reagim të lëshuar nga spitali thuhet se situata me qentë endacakë gjithmonë e më tepër po bëhet shqetësuese për pacientët, personelin dhe vizitorët.

Spitali ka bërë apel në institucionet përgjegjëse që të ndërmarrin masa të menjëhershme për largimin e qenve endacak.

(Kosova Sot Online)