Sot nis viti i ri shkollor në Kosovë
Në arsimin parauniversitar të Kosovës sot fillon viti shkollor 2023/24,përcjell “Kosova Sot Online”.
Ministria e Arsimit para pak kohësh njoftoi se do të ndahen mjete për prindërit e nxënësve për blerjen e librave.
Ministria e Arsimit ka marrë vendim që të ndajë nga 80 euro për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën dhe nga 30 euro për ata nga e gjashta deri në të nëntën, pasi këta të fundit i kanë të siguruara librat nga viti i kaluar, për çka qeveria ka ndarë rreth 13 milionë euro.
(Kosova Sot Online)
