Provokimi i kryetarit të komunës së Banja Llukës, ia vendos emrin një shkolle “Kosovë e Metohi”

  • E.K /
  • 01 September 2023 - 08:42
Provokimi i kryetarit të komunës së Banja Llukës, ia vendos emrin një shkolle “Kosovë e Metohi”

Kryetari i Komunës së Banja Lukës qytet në BeH, Drashko Stanivukoviq, është ngjitur në skelë për ta emërtuar një shkollë me emrin “Kosovë e Metohi”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Stanivukoviq ka thënë se askush nuk mund ta heqë atë.

Kjo ndodhi edhe përkundër kundërshtimit të drejtoreshës së kësaj shkolle, Tatjana Vilendeçiq.

“Drejtor, kjo është Shqipëria apo Republika e Serbisë. Unë do të ngjitem në skelë, do të shkruajmë dhe asnjë ministri dhe askush nuk mund ta heqë atë…”, tha Stanivukoviq.

(Kosova Sot Online)