Nagavci uron fillimin e ri të vitit shkollor: Po punojmë cdo ditë për të përmirësuar infrastrukturën shkollore

  • E.K /
  • 01 September 2023 - 08:49
Nagavci uron fillimin e ri të vitit shkollor: Po punojmë cdo ditë për të përmirësuar infrastrukturën shkollore

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka uruar nxënëxit, mësuesit e prindërit për fillimin e vitit të ri shkollor, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nagavci përmes një videoadresimi ka thënë se Ministria të cilën ajo e udhëheqë bashkë me komunat përkatëse kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e këtij viti shkollor.

Ajo ka shtuar se si Ministri po punojnë cdo ditë për të përmirësuar infrastrukturën shkollore e ligjore.

“Sot shkollat tona hapin dyertë për të mirëpritur fëmijët në ditën e parë të vitit të ri shkollor . Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në bahskëpunim dhe me komunat e shkollat kanë bërë t të gjithë përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor 2023/2024. Si Ministri po punojmë cdo ditë për të përmirësuar infrastrukturën shkollore e ligjore dhe vazhdojmë punën tonë për rritjen e cilësisë së teksteve mësimore.Gjatë punës tonë në Ministri të Arsimit me vendosmëri po avancojmë politikat arsimore”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)