Vdekja e 58-vjeçarit në Selenicë, policia zbardh ngjarjen

  • E.K /
  • 01 September 2023 - 13:09
Vdekja e 58-vjeçarit në Selenicë, policia zbardh ngjarjen

Policia ka zbardhur ngjarjen që ka ndodhur sot në Selenicë, ku si pasojë e një shpërthimi, humbi jetën 56 vjeç, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nga hetimet rezulton se mëngjesin e sotëm, në territorin e jashtëm të banesës së shtetasit 56 vjeç, ka shpërthyer një sobë e vogël me gaz.

Nga shpërthimi është dëmtuar shtetasi i cili si pasojë ka humbur jetën, gjatë transportimit në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)