Vjen goditja nga Sali Berisha: Rama me porosi të Vuçiçit nuk lejon vendosjen e shtatores së Rugovës

  • S.A /
  • 02 September 2023 - 12:28
Vjen goditja nga Sali Berisha: Rama me porosi të Vuçiçit nuk lejon vendosjen e shtatores së Rugovës

Sali Berisha e ka nisur ditën duke postuar një foto në Facebook me Presidentin e ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, transmeton "Kosova Sot Online".

Ish-kryeministri akuzon Edi Ramën se nuk lejon vendosjen e shtatores së tij. Për këtë thotë se urdhrin e ka nga Presidenti serb, Vuçiç.

“Miq, ju përshëndes sot me këtë foto me presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, në shtëpine time, shkurt 1991! Edi Rama me porosi të Vuçiç nuk lejon vendosjen e shtatores së tij në Tiranë,” shkruan Berisha.

(Kosova Sot Online )