Bie koha e pritjes në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë

  • E.K /
  • 02 September 2023 - 14:49
Bie koha e pritjes në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar te pikëkalimi kufitar në Merdarë koha e pritjes ka rënë në 1 orë e gjysmë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ndërsa 50 minuta deri në 1 orë po u duhet qytetarëve që të presin për të kaluar përmes pikës kufitare Dheu i Bardhë.

Për hyrje pritjet janë normale. Ato sillen nga 3 deri në 5 minuta nëpër të gjitha pikat kufitare.

(Kosova Sot Online)