Digjet një banesë në Prishtinë

  • E.K /
  • 02 September 2023 - 16:48
Digjet një banesë në Prishtinë

Sot një banesë është përfshirë nga zjarri në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 04:00, është raportuar se në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë një banesë është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit”, ka thënë ajo.

Por, përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për persona të lënduar.

Fotografia është ilustruese.

(Kosova Sot Online)