Sot parashikohet të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh

  • E.K /
  • 04 September 2023 - 09:02
Sot parashikohet të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot moti në Kosovë do të jetë kryesisht i vranët, përcjell “Kosova Sot Online”.

Po ashtu, parashihet që të ketë edhe rreshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

“Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkimi rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celisu. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë”, njofton IHMK.

(Kosova Sot Online)