Punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së, Begaj premton: Do ta kem njohjen e Kosovës në fokus

  • S.A /
  • 04 September 2023 - 12:17
Punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së, Begaj premton: Do ta kem njohjen e Kosovës në fokus

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në konferencën për media pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se bashkë kanë diskutuar për situatën në Veri, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Vlerësova se pavarësisht provokimeve për të tensionuar situatën në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe ndërhyrjeve hibride nga aktorë të tretë dashakeqës, duhet koordinim edhe më i mirë dhe më i ngushtë me partnerët tanë kryesore, SHBA dhe BE, për të gjitha veprimet e ndërmarra. Askush nuk mund  të vërë në pyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe të drejtën për të zbatuar ligjet dhe kushtetutën, por koordinimi me partnerët është i domosdoshëm. Në këtë aspekt vlerësova hapat ee fundit për de-eskalimin e situatës atje, gjithashtu nënvizova se dialogu i ndërmjetësuar nga BE dhe i mbështetur fuqishëm nga SHBA, është rruga e vetme drejt paqes, normalizimit të marrëdhënieve dhe anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe rajonale, përfshirë OKB’së. E sigurova Osmanin për mbështetjen e plotë dhe angazhimin e Shqipërisë për të kontibuuar me çdo mjet dhe me të gjitha mundësitë në mënyrë konstruktive në funksion të këtij dialogu”, tha Begaj.

Presidenti Begaj tha se gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së në fokus do ta ketë çështjën e njohjes së Kosovës.

“Sa i përket procesin të njohjeve, ndamë mendiminse është i nevojshëm një koordinim dhe bashkërendim i punës mes institucioneve të dy vendeve. Mbajtja nga Shqipëria deri në fund të këtij viti të një vendi jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB’së por edhe pjesëmarrja ime në asamblenë e përgjithshme të OKB’së do të ketë në fokus çështjet e njohjes së Kosovës. Vëmendje i kushtuam edhe procesit evropian dhe euroatlantik”, tha Begaj. 

(Kosova Sot Online )