Kapen 18 mijë euro në Kakavijë, sekuestrohen paratë
Policia kufitare e Kakavijës ka goditur një rast të mosdeklarimit të parave dhe ka nisur hetimet për 53-vjeçarin grek që nuk i deklaroi në dalje të Shqipërisë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. R., 53 vjeç, banues në Greqi, si dhe u sekuestrua shuma e parave.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
(Kosova Sot Online)
