Policia e arreston një person në Klinë

  • A.P /
  • 04 September 2023 - 16:31
Policia e arreston një person në Klinë

Paraditen e sotme për armëmbajtje pa leje, u arrastua një person në Klinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia njofton se arrestimi pasoi një denoncim se në rrugën “Ukë Zeneli” në Klinë një person posedon armë.

“Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Klinё, menjëherë kanё shkuar nё shtёpinё e personit tё dyshuar dhe i njëjti ka pranuar se posedon njё armё tё zjarrit pa leje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Nё vendin e ngjarjёs Policia njofton se ka gjetur dhe sekuestruar njё armё (pistoletё) prodhim çekosllovak, dy karikatorë dhe 52 fishekë të kalibrit 7.65mm.

“Pёr rastin ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, pas intervistimit nga hetuesit me vendim tё Prokurorit i dyshuari ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt, rasti cilësohet “Mbajtje nё posedim, kontroll tё paautorizuar tё armeve””, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)