Daka për zgjedhjet në veri: KQZ-ja nuk ka mandat për organizim të referendumit

  • E.K /
  • 05 September 2023 - 08:14
Daka për zgjedhjet në veri: KQZ-ja nuk ka mandat për organizim të referendumit

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, vlerëson se KQZ-ja nuk ka mandat të organizojë referendum në katër komunat veriore, përcjell “Kosova Sot Online”.

Daka ka shtuar se KQZ-ja është i vetmi institucion që organizon zgjedhje, por duke shtuar se ato zgjedhje duhet të dekretohen nga presidenti i shtetit.

“Me ligjin mbi zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale, KQZ-ja është i vetmi institucion që organizon zgjedhje, mirëpo ato zgjedhje duhet të dekretohen nga presidenti i shtetit. Në rastin konkret, edhe nëse mblidhen 20 për qind të nënshkrimeve pastaj duhet të organizohet një lloj referendumi, të cilin KQZ-ja për momentin nuk ka mandat të organizojë”, u shpreh Daka.

“Në fakt KQZ-ja ka kompetencë të organizojë referendum por nuk ka ligj për referendumin në bazë të cilit do të organizoheshin”.

(Kosova Sot Online)