Skenderaj: Voziti 113 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 50, shoferi gjobitet me 500 euro dhe i merret patentë-shoferi

  • E.K /
  • 05 September 2023 - 10:58
Skenderaj: Voziti 113 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 50, shoferi gjobitet me 500 euro dhe i merret patentë-shoferi

Policia e Kosovës njoftoi se dje ka gjobitur një shofer, pasi në rrugën Skenderaj-Drenas, pasi i njëjti ka vozitur 113 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej 500 euro, pesë pikë negative si dhe masa mbrojtëse – ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej një viti.

“Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën rajonale Skenderaj-Drenas në, gjatë matjes së shpejtësisë me radar kanë identifikuar kundërvajtësin i cili me veturë zhvillonte shpejtësi prej 113 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h”.

“Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej një (1) viti”, thuhet në njoftimin për media.

(Kosova Sot Online)