Bajram Begaj do të zhvillojë një vizitë në Kazakistan

  • A.P /
  • 05 September 2023 - 14:09
 Bajram Begaj do të zhvillojë një vizitë në Kazakistan

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të zhvillojë një vizitë shtetërore në Kazakistan me ftesë të homologut të tij, Presidentit të Republikës së Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, më datat 6-8 shtator 2023, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Më 7 shtator, Presidenti Begaj do të pritet në një ceremoni shtetërore nga Presidenti Tokayev, njoftoi sot Institucioni i Presidentit të Republikës.Në fokus të takimeve do të jetë bashkëpunimi bilateral i deritanishëm si dhe interesi për zhvillimin e hapësirave ekonomike që ekzistojnë mes dy vendeve.


(Kosova Sot Online)