
Dëshmitari Idrizi reagon ndaj komenteve në rrjete sociale: Marre duhet me iu ardhë, ma kishin shkru tradhëtar i kombit

Dëshmitari, Agim Idrizi, e ka përfunduar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale të Hagës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ai është shprehur i shqetësuar me komentet që ka parë në rrjetet sociale pas dëshmisë së tij një ditë më parë.
Ai ka shkruar se duhet të ju vijë turp për këto komente.
“Marre duhet me iu ardhë. Ma kishin shkru tradhëtar i kombit. Këta ma kanë pru punën me ardhë dikush, e dikush duhet me pagu jetën time se ma kanë shkatërru. Edhe hala thonë mos fol, mos fol. Jam shumë i kënaqur për krejt gjërat, që më keni pru qitu. E kam lyp me dalë publik, edhe unë e kam lyp me ardhë qitu. Vet kam ardh qitu”, tha ai.
(Kosova Sot Online)