Ja sa milionë euro ia ndan Qeveria Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit

  • A.P /
  • 06 September 2023 - 14:00
Ja sa milionë euro ia ndan Qeveria Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Qeveria e Kosovës e ka mbajtur një mbledhje elektronike, transmeton gazeta "Kosova Sot Online"..

Zyra e kryeministrit ka dhënë më shumë detaje se çfarë është miratuar në këtë mbledhje

Ndër tash, Qeveria ia ndau 2 milionë e 500 mijë euro Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

”Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike për periudhën 2023-2024, i cili u prezantua sot gjatë ditës“.

”Kërkesën e  Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për ndarje të mjeteve buxhetore në vlerë prej 2,500,000 € (dy milionë e pesëqind mijë euro) për zbatimin e Masës 4.3 – Mbështetja e Kulturës dhe Sportit të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, përkatësisht për mbulesën e shumës së garancisë për cedimin e të drejtave ekskluzive të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, në rast se kandidatura e Kosovës shpallet e suksesshme për mirëpritjen e Lojërave Mesdhetare, Prishtina 2030“.

”Programin për zbatimin e Strategjisë së Energjisë së Kosovës për periudhën 2022-2025“, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)