Pse prindërit po ankohen për mungesë të teksteve shkollore?

  • A.P /
  • 05 September 2023 - 23:20
Pse prindërit po ankohen për mungesë të teksteve shkollore?

Po vazhdojnë pritjet e prindërve për t`i pajisur fëmijët me libra dhe materiale shkollore. Vendimi i Ministrisë së Arsimit që ta subvencionojë blerjen e librave, sipas këshillit të prindërve, ka shkaktuar shumë telashe dhe paqartësi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online" .

Nga ana tjetër KMDLNJ ka kërkuar që të hetohet nëse kjo mënyrë e pajisjes me tekste shkollore ka ruajtur mjete të buxhetit të Kosovës apo e ka dëmtuar.

Po vazhdon pritja në radhë e prindërve për t’u furnizuar me libra e materiale shkollore për fëmijët e tyre.

Madje, pos pritjeve dhe shpesh paqartësive në atë se çfarë mund të blejnë me shumën e subvencionuar nga Ministria e Arsimit, po u mungojnë edhe vetë librat.

“Pritjet janë shqetësuese por në vetëm kemi paralajmëru që pritjet do të ndodhin por sidoqoftë, shqetësim me i madh që nga dje dhe sot janë ankesat nga prindërit për mungesë të disa llojeve të teksteve në librari. Në një librari nuk po mund të gjinden të gjitha tekstet shkollore dhe kjo rrit shqetësimin më tepër”, Besnik Dragusha, kryetar i Këshillit të Prindërve.

 Disa nga Shtëpitë Botuese, të kontaktuara nga RTK, nuk kanë kthyer përgjigje, e as nga Ministria e Arsimit.

Sidoqoftë, ndaj kësaj situate ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave, e të Lirive të Njeriut, të cilët kanë monitoruar procesin e blerjes së teksteve .

(Kosova Sot Online)