Xhelal Sveçla: Anëtarësimi në INTERPOL s’po ndodh për shkak të pengesave politike

  • E.k /
  • 06 September 2023 - 13:31
Xhelal Sveçla: Anëtarësimi në INTERPOL s’po ndodh për shkak të pengesave politike

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Policia e Kosovës është treguar jashtëzakonisht e suksesshme në veri të vendit, siç ka thënë ai pas një kohe të gjatë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka premtuar më shumë luftë kundër shkelësve të ligjit.

Në 24-vjetorin e themelimit të këtij Policisë së Kosovës, Sveçla ka folur profesionalizmin e tyre.

“Është mirë që policia e Kosovës pas një kohe të gjatë është jashtëzakonisht e suksesshme në atë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës kjo tashmë është evidente. Unë jam i bindur që puna e policisë nuk do të ndalet me kaq. Është fal edhe profesionalizmit të njësiteve të cilat ne i vizituam. Numri i rasteve të pa zbuluara është minimale përfshirë edhe atë pjesë të Republikës sonë. Herë do kur do e unë jam i bindur që shumë shpejt secili do të jap llogari për shkeljet, për krimet që ka bërë e që bënë në cilin do cep të Kosovës”, tha ai.

(Kosova Sot Online)