Arrest shtëpiak mjekut të QKUK-së që dyshohet për marrje ryshfeti

  • E.k /
  • 06 September 2023 - 15:29
Arrest shtëpiak mjekut të QKUK-së që dyshohet për marrje ryshfeti

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak mjekut me inicialet S.D, i cili gjatë punës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dyshohet për veprën penale “Marrje e ryshfetit”, përcjell “Kosova Sot Online”

Gjyqtarja e procedurës paraprake e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.D dhe të njëjtit i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji.

“Masa e arrestit shtëpiak të pandehurit S.D i është caktuar në harmoni me nenin 181 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 e 1.2 lidhur me nenin 184 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2 të KPPRK-së, ndërsa konform nenit 181 paragrafi 5 të KPPRK-së, në rast të mosrespektimit të masës së arrestit shtëpiak, gjykata mund të caktoj masën e paraburgimit kundër të pandehurit S.D”, thuhet në komunikatën për media.

(Kosova Sot Online)