Kurti ndryshon një vendim për mësimdhënësit e UP’së

  • A.P /
  • 06 September 2023 - 19:45
Kurti ndryshon një vendim për mësimdhënësit e UP’së

Kryeministri Albin Kurti ka ndryshuar një vendim që ishte marrë në kohën sa Kryeministër i Kosovës ishte Hashim Thaçi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bëhet fjalë për vendimin që u mundësonte mësimdhënësve të Universitetit të Prishtinës që kanë mbushur 65-vjeç pas fillimit të vitit akademik, t’u vazhdoheshin kontratat deri në përfundim të atij viti akademik.

Me ndryshim plotësimin e këtij vendimi, mësimdhënëseve të UP’së që kanë arritur moshën e pensionimit do t’u vazhdohen kontratat deri në përfundim të vitit akademik, “vetëm në rast se rrezikohet akreditimi i programit në të cilin mësimdhënësi është bartës ose i angazhuar”.


(Kosova Sot Online)