
Dejona Mihali tallet me LDK-në, 'Kjo rruga a shpie te qeveria në hije e PDK-së?'

Koordinatorja e Komiteteve të VV-së, Dejona Mihali, ka komentuar “Rrugën e Re” të LDK-së, e cila tashmë ka bërë gati edhe programin, edhe pse ende nuk e kanë publikuar, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ajo është tallur me LDK-në, por edhe me nismën e Qeverisë në Hije të PDK-së.
“Kjo rruga a shpie te qeveria në hije e PDK?
Se ka humbur prej vjet në pranverë kur u formua.” – shkroi ajo.
(Kosova Sot Online)