Hetim ndaj disa policëve të Kosovës pasi në veturën zyrtare i lejuan të hyjnë dy femra

  • A.P /
  • 07 September 2023 - 14:26
Hetim ndaj disa policëve të Kosovës pasi në veturën zyrtare i lejuan të hyjnë dy femra

Raportohet se të mërkurën dy femra rreth orës 23:30 kanë hyrë në një veturë të Policisë së Kosovës në rrugën “12 qershori”, në Ferizaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Media ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës të cilët përmes adresës elektronike nga zyra për informim thanë se në lidhje me rastin është njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës.

Në përgjigjen e tyre po ashtu thuhet se policia ka marrë deklaratat e tre policëve (dy meshkuj dhe një femër) që ishin në kryerje të detyrës zyrtare.

“Ju njoftojmë se menaxhmenti i policisë së stacionit në Ferizaj, mbrëmë ka nisur grumbullimin e informatave fillestare, ka marrë deklaratat e tre policëve ( dy meshkuj dhe një femër) që ishin në kryerje të detyrës zyrtare, duke patrulluar me veturë zyrtare me datën 05.09.2023, rreth orës 23:30 në rrugën ‘12 Qershori’ në Ferizaj, ku shihen dy qytetarë (vajza) duke u futur në veturën e policisë. Në lidhje me rastin është njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës”, thanë nga zyra për informim.


(Kosova Sot Online)