
Shefi i NATO-s: Esenciale të shmanget eskalimi i mëtejmë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferencë për media lexoi deklaratën e Aleancës pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin në Bruksel, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ai tha se i mirëpresin “hapat e fundit që janë ndërmarrë nga Prishtina, duke përfshirë zvogëlimin e numrit të Forcave Speciale të Policisë në veri dhe planet të mundësuar zgjedhje të reja komunale”.
“Në përputhje me zotimet e Prishtinës që nga viti 2013, çdo lloj zbarkimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës, kërkon pajtimin/pëlqimin e KFOR-it dhe presim konsultimet me kohë, kuptimplote, për çfarëdolloj zbarkimi që mund të ndikojë mjedisin e sigurisë”, theksoi ndër tjerash shefi i NATO-s.
Shefi i NATO-s tha po ashtu se e mirëpret takimin e 14 shtatorit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Këtë, ai e cilësoi si të vetmen mënyrë “për t’i zgjidhur çështjet e mbetura dhe për ta arritur zgjidhjen që respektobn të drejtave të të gjitha komuniteteve”.
(Kosova Sot Online)