Ja si e cilëson Lajçak takimin e 14 shtatorit në Bruksel

  • A.P /
  • 07 September 2023 - 20:25
Ja si e cilëson Lajçak takimin e 14 shtatorit në Bruksel

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të enjten është takuar me Jens Plotner, këshilltarin e Kancelarit gjerman  Olaf Scholz, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajçak ka pasur takim edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

Si temë kryesore ka qenë takimi i nivelit të lartë në mes Kosovës dhe Serbisë, ku më 14 shtator në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Atë takim Lajçak e ka cilësuar si rrugë drejt normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

(Kosova Sot Online)