
Ambasadorja amerikane në NATO: Do të vazhdojë të mbështesë avancimin e stabilitetit dhe prosperitetit në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Julianne Smith, ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, përcjell “Kosova Sot Online”.
Smith ka thënë se SHBA-ja vazhdon ta mbështesë avancimin, stabiltietin dhe prosperiteti në Kosovë.
”E ritheksova se do të vazhdojë të mbështesë avancimin e stabilitetit dhe prosperitetit në Kosovë, duke ecur drejt synimit të saj për integrimin euroatlantik, dhe në Ballkanin Perëndimor në tërësi”, ka shkruar ajo në Twitter.
In my meeting with 🇽🇰 @VjosaOsmaniPRKS I reiterated that the 🇺🇸 will continue to support the advancement of stability and prosperity in Kosovo, as it moves towards its goal of Euro-Atlantic integration, and in the Western Balkans as a whole. pic.twitter.com/nxwrAJa8ks
— Ambassador Julianne Smith (@USAmbNATO) September 7, 2023
(Kosova Sot Online)