Ramabaja: Lista Serbe ka qenë dhe mbetet ‘Kali i Trojës’, në trupin politik të Kosovës

  • E.K /
  • 08 September 2023 - 08:32
Ramabaja: Lista Serbe ka qenë dhe mbetet ‘Kali i Trojës’, në trupin politik të Kosovës

Njohësi i rrethanave politike, Sadri Ramabaja, thotë se udhëzimi administrativ për zgjedhjet lokale në katër komunat veriore krijon një rrugëdalje nga situata në formë të qarkut të mbyllur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ramabaja, thotë se Lista Serbe ka qenë dhe mbetet si “Kali i Trojës” në trupin politik të Kosovës , që po keqpërdoret vazhdimisht.

“Kjo kërkesa e qeverisë që të përfillet ligji për zgjedhje lokale, të përfillet gjithashtu edhe Kushtetuta ka sjellë këtë propozim mbi tavolinë, një udhëzim administrativ që krijon një rrugëdalje nga kjo situatë e qarkut të mbyllur. Kosova në këtë drejtim nuk mund të bëjë vetëm, sepse tashmë është evidente Lista Serbe ka qenë dhe mbetet si ‘kali i Trojës’, në trupin politik të Republikës së Kosovës, që po keqpërdoret vazhdimisht konform interesave ditore të qeverisë serbe”, tha ai.

“Në rast se nuk do të ketë presion nga ndërmjetësuesit, para zgjedhjeve nga BE që ishte iniciues i marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit së saj në Ohër, atëherë natyrisht që do të duhej të kemi një situatë krejt tjetër, nga kjo që merret me mend sot. Duket që Serbia po përgatitet me skenarë të keq të kalojë në forma të tjera konform kërkesave që duket se mund t’i kenë nga pala ruse”, tha Ramabaja.

(Kosova Sot Online)