"Ringjallet" tragjedia “Gërdeci”, Fatmir Mediu kërkon të pyeten 90 dëshmitarë: Nga Majko e Kodheli, te zyrtarët e SHBA-së dhe NATO-s

  • S.A /
  • 08 September 2023 - 12:03

Ish-ministri Fatmir Mediun, ka pasur sot seancën e radhës gjyqësore për çështjen e Gërdecit, për të cilën akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “për shpërdorim detyre në bashkëpunim me kuadër komandues ushtarak”, transmeton "Kosova Sot Online ".

Mësohet se Mediu ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme pyetjen e 90 dëshmitarëve për llogari të procesit ndaj tij në këtë gjykatë. Mes tyre zyrtarë të lartë të mbrojtjes së DASH dhe qeverive, gjeneralë të NATO dhe ish-ministrat e Mbrojtjes së qeverisë shqiptare.

Por përveç emrave të zyrtarëve të huaj, Mediu ka kërkuar që të dëshmojmë edhe ish-ministrave shqiptarë, mes tyre Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Besnik Mustafajit, Ridvan Bode, Aldo Bumçi, Besnik Bare, si gjeneralë dhe ekspertë të Forcave të Armatosura apo dhe ish-drejtorin e SHIK. Prokurori i çështjes pohoi se ishte e pamundur që të silleshin në seancë këta ish-zyrtarë të huaj.

Këta zyrtarë të lartë kanë qenë në pozicione kyçe kur ka ndodhur tragjedia e Gërdecit. Mediu, në tentativa për të provuar pafajësinë e tij, parashtroi përmes mbrojtjes, kërkesën e tij, ndërkohë që Gjykata u tërhoq për vendim.

Kujtojmë se në seancën e fundit avokatët e ish-ministrit kërkuan heqjen dorë nga gjykimi i shkurtuar, por gjykata u shpreh se këtë kërkesë ka të drejtë ta bëjë vetëm i pandehuri.

(Kosova Sot Online )