A do t’i organizojë Kosova lojërat Mesdhetare 2030, sot merret vendimi

  • S.A /
  • 08 September 2023 - 10:20
 A do  t’i organizojë Kosova lojërat Mesdhetare 2030, sot merret vendimi

Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) mbahet sot (e premte) në Heraklion të Greqisë, praj nga Kosova do të mëson nëse do i besohet organizimi i Lojërave  Mesdhetare 2030, transmeton "Kosova Sot Online ".

Në njërën nga pikat e shumta të rendit të ditës, është edhe kandidatura zyrtare e Kosovës për të organizuar Lojërat Mesdhetare të vitit 2030.

688066

Për kandidaturën e Kosovës me titullin “Prishtina 2030” pritet që asambleja të diskutojë rreth orës 15:00.

Kosova shihet si njëra nga kandidaturat më serioze për ta fituar organizimin e kësaj ngjarje sportive në të cilën marrin pjesë 26 shtete nga tri kontinente, ndërsa Kosova shpreson që të marrë votën pro së paku nga 14 prej tyre.

Lexo po ashtuMinistri i Sportit, Çeku: Kosova kandidate serioze për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Para se të vije tek procedura e votimit, kjo asamble pritet që ta ndryshoj pikën 7 të rregullores së tyre e cila ua ndalon shteteve që nuk kanë dalje në det të bëjë organizimin e këtyre lojërave.

Fjalinë kryesore në prezantimin e kandidaturës së Kosovës do ta ketë Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Aliti.

Megjithëse kanë preferuar të mos deklarohen para se votimi të ndodh, drejtuesit e KOK ut prapa kamerave janë shprehur të bindur se Kosova do të dal triumfuese nga kjo asamble dhe do ta fitojë organizimin e Lojërave Mesdhetare.

I pranishëm në këtë asamble do të jetë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku dhe atë të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

(Kosova Sot Online )