Smajljaj ironizon për asistentët e deputetëve: A kanë me pi ujë në çezme sikurse deputetët?

  • E.K /
  • 08 September 2023 - 15:41
Smajljaj ironizon për asistentët e deputetëve: A kanë me pi ujë në çezme sikurse deputetët?

Dhjetra deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë angazhuar asistentë, të cilët paguhen deri në 600 euro nga buxhet i Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Avdi Smajljaj, ka ironizuar me çështjen e asistentëve të deputetëve.

Ai ka shtruar një pyetje.

“Këta asistentat a kanë me pi ujë në cezme sikurse deputetët?!” – shkroi z. Smajljaj.

“Nuk iu bëjnë punë, nuk ua mbushin boshllëkun profesional e politik.

Mendësi me zhvatë buxhetin e shtetit. Kaq, asgjë më shumë.” – shkroi ai

(Kosova Sot Online)