
Murati: Për 'Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030' do të investohen mbi 250 milionë euro

Në kuadër të organizimit të Lojërave Mesdhetare në Kosovë në vitin 2030 janë mbi 250 milionë euro investime publike në stadiume, pishina, salla sportive e infrastukturë tjetër sportive, ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murtati, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Mbi 250 milionë euro investime publike në stadiume, pishina, salla sportive e infrastukturë tjetër sportive”, ka shkruar Murati duke thënë se janë edhe qindra miliona euro tjera investime private në akomodim, hoteleri e turizëm.
Murati ka thënë se përmes përfitimeve direkte financiare që do të vijnë me organizimin e Lojërave Mesdhetare do të konsolidohet imazhi shtetëror në arenën ndërkombëtare.
“Krahas përfitimeve direkte financiare që do të vijnë me organizimin e Lojërave Mesdhetare, përmes tyre do të konsolidohet imazhi shtetëror në arenën ndërkombëtare, përforcohet përkatësia dhe identiteti shtetëror si dhe do të investohet në infrastrukturë fizike të modernizuar”.
Ansambleja e Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare njofton se Kosova do të jetë organizatore e Lojërave Mesdhetare që do të mbahen në vitin 2030.
(Kosova Sot Online)