Mot kryesisht me diell gjatë vikendit

  • S.A /
  • 09 September 2023 - 07:53
Mot kryesisht me diell gjatë vikendit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve  vikendit do të mbajë mot kryesisht me diell, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sipas IHK-së, të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius

“Të dielën do të mbajë mot me diell. Vranësira të pakta mund të shfaqen rreth relievit malor. Temperaturat  minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29-gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në parashikimin e IHK-së. 

(Kosova Sot Online )